Rihanna pritet shumë shpejt të tërheqë një nga çmimet më të rëndësishme të karrierës së saj muzikore.
Këngëtarja e pop-it natën e 28 gushtit do të vlerësohet me çmimin "Michael Jackson Video Vanguard Award 2016" në MTV. Ky nderim i bëhet artistes për kontributin e saj në muzikë, kulturën pop, mode, film dhe filantropi. Fituesja e Video of the Year për 2 vite me rradhë këtë edicion të MTV Video Music Awards duket se do të tërheqë në Madison Square Garden një nga çmimet më të rëndësishëm të këtij eventi të përvitshëm.