INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
MTV vlerëson Dua Lipën, ja çmimi që pritet të marrë [FOTO]

MTV vlerëson Dua Lipën, ja çmimi që pritet të marrë [FOTO]

Publikuar më: 16:33 27-09-2016

Kur një artist është i mirë, vlerësimet nuk mungojnë.

Pas artikullit të revistës prestigjoze Billboard në të cilin Dua Lipa u rendit tek 10 artistët e rinj që duhen ndjekur këtë vit, tashmë është MTV ajo e cila pritet t'i japë një çmim të rëndësishëm këngëtares nga Kosova. Më konkretisht bëhet fjalë për titullin "Best Push Artist", një çmim dedikuar artistëve të rinj të talentuar që kompanitë diskografike dëshirojnë të evidentojnë para syve të publikut. 

Një fakt të tillë e ka bërë të ditur vetë Dua Lipa përmes një postimi në Instagram, ku ka ftuar të gjithë fansat e saj ta votojnë online. Kujtojmë që në këtë kategori dikur bënin pjesë emra si Justin Bieber, Ke$ha apo Bruno Mars. Ceremonia e MTV European Music Awards do të mbahet më 6 nëntor në Rotterdam! Për të votuar klikoni këtu: http://tv.mtvema.com/_/dua-lipa

Article Logic
Execution time: 0.0036349296569824