Këngëtarja Mimoza Shkodra u komentua shumë pas ndarjes nga Seldi Qalliu dhe për një kohë, nuk u ekspozua në mediat rozë.
Këngëtarja i rikthehet sërisht publikut duke sjellë me vidoeklip, këngën e saj më të re “Mu ma le fajin’’.
Kënga është e stilit të Mimozës, ndërsa sigurisht teksti flet për ndarjen e saj me të fejuarin, Seldin. Këngëtarja në këtë tekst tregon se me gjithë dallimet e gabimet, ajo megjithatë e ka dashur Seldin. Kjo është kënga e parë e Mimozës e publikuar pas ndarjes./intv.al/