Të gjithë e kujtojnë me dashuri e nostalgji këngën “Telefonatë zemrash” të të ndjerit Françesk Radi dhe Mariza Ikonomit.
Një rastësi e hidhur por një nga intervistat e fundit të artistit ishte me Mariza Ikonomin. E ftuar në programin”Një kat më lart” me Ermal Peçi, Mariza kujtoi me shumë emocion këtë intervistë duke thënë se me humbjen e tij iu “thye” fëmijëria.
“Kur flas për atë këngë, tani flas ndryshe, nuk flas me ato tone gazmore që flisja kur ai ishte gjallë’ – tha këngëtarja .
Nga intervista e fundit me të, ajo kujton sesa i duruar ishte ai me të dhe sa shumë u kënaqën me njëri-tjetrin.
Ndiqni të plotë bisedën e plotë në “Një kat më lart”.