Dasma e tyre ishte një nga dasmat më të bukura që kemi parë ndonjëherë. Siç e do tradita, pas dasmës e ka rradhën muaji i mjaltit dhe Besi e Xhensila po e shijojnë atë në maksimum, pasi një pjesë të mirë të pushimeve të tyre e kanë pasqyruar në rrjetet sociale. Pas Zvicrës, dy të sapomartuarit “u arratisën” për në ishujt Maldive nga ku na kanë dhuruar foto të mrekullueshme. Por Zvicra dhe Maldivet ishin vetëm një pjesë e pushimeve të tyre, pasi çifti i njohur fluturuan për në Dubai, ku kaluan momente të mrekullueshme sëbashku. Nëse menduat se Dubai ishte destinacioni i fundit, gaboheni, pasa Besi dhe Xhensila, nuk janë kthyer në Shqipëri, por vazhdojnë ende muajin e mjaltit.
Ata ndodhen në Xhenova, Itali nga ku Xhensila mbrëmjen e djeshme ka postuar disa foto. Nuk dihet nëse ky është destinacioni i fundit i çiftit për muajin e mjaltit, apo një udhëtim tjetër i pret pas këtij.
Me siguri “skifterat” do të shkojnë edhe në Milano!