INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Muaji festash e dimri, por ditët e para të dhjetorit nisin ndryshe

Muaji festash e dimri, por ditët e para të dhjetorit nisin ndryshe

Publikuar më: 16:56 01-12-2018

Ditët e para të dhjetorit sjellin temperatura relativisht të larta, më e ndjeshme kjo gjatë mesditës kur maksimumi në rang territori ngjitet në 22°C ndërsa minimumet luhaten nga 2°C në zonat malore deri në 11°C, gjatë mëngjeseve në zonat bregdetare dhe të ulëta.

Muaji dhjetor pritet të shënojë një pranverë të shkurtër në të gjithë vendin. Sipas meteorologëve, 10-ditëshi i parë i dhjetorit do të jetë më diell dhe pa shi.

Ndërsa për sa i përket reshjeve, ato do të na shoqërojnë në mesin e muajit, për t’i lënë vend përsëri diellit.

I ftohti në këtë muaj do të zgjasë vetëm 4 ditë. Reshjet e dëborës pritet të bien në zonat malore. Temperatura maksimale në muajin e fundit të vitit do të jetë 22 gradë Celsius.

Article Logic
Execution time: 0.0036659240722656