INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Muaji i fatit dhe i qejfit! Ja çfarë do të ndodhë me çdo shenjë HOROSKOPI në muajin Korrik

Muaji i fatit dhe i qejfit! Ja çfarë do të ndodhë me çdo shenjë HOROSKOPI në muajin Korrik

Publikuar më: 15:39 01-07-2018

Ky është horoskopi për muajin korrik 2018.

Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Nga pikëpamja profesionale kjo është një periudhë shumë e mbarë, për projektet e reja dhe bashkëpunimet. Suksesi i kësaj periudhe do të varet nga kapaciteti juaj për të ditur si të përshtateni me situatat. Sa i takon sferës emotive, muaji parashikohet shumë intrigues, në raport me muajt e mëparshëm, duke ju mundësuar rindezjen e pasionit. Përgjithësisht kjo do të jetë një periudhë unike, e cila ju sheh fitues, ndaj shumë sfidave.

Demi

Do të nisë një periudhë shumë e rëndësishme për të hedhur baza solide për të ardhmen tuaj, sidomos nga pikëpamja profesionale. Ka disa veprime që duhet ti kryeni me vëmendje maksimale. Tregohuni strategjik dhe nisni të vlerësoni me më shumë kujdes të gjitha propozimet që keni marrë gjatë periudhës së fundit, sepse në bazë të zgjedhjes suaj, do të përkufizoni një sërë çështjesh të lëna pezull. Në dashuri ia vlen që të rrezikoni më shumë, sidomos nëse jeni në prag të hedhjes së një hapi të rëndësishëm, ndaj një personi që pëlqeni.

Binjakët

Tregohuni më shumë kurajoz, pasi ky është momenti ideal për të rrezikuar më shumë punën, se sa dashurinë. Pritet të hapet një fazë e rëndësishme për të zbuluar potencialet tuaja. Organizimi i një shëtitje romantike, do të paraqesë një mundësi ideale për të vlerësuar një ndjenjë dhe për të forcuar një raport të lindur prej pak kohësh.

Do të nisë një periudhë shumë e ngjeshur me angazhime gjatë së cilës duhet të bëni një menaxhim më të mirë të situatave ekonomike. Priten propozime të rëndësishme, por duhet të jeni të gatshëm të bëni një zgjidhje drastike.

Gaforrja

Do të merrni rezultate të mira, por vetëm nëse do të punoni intensivisht. Keni kaluar një periudhë gjithë pengesa muajve të fundit, por në sajë të vendosmërisë dhe kokëfortësisë suaj, nuk do ketë asgjë që t’iu ndalojë. Duhet vetëm që të besoni më shumë te kapaciteti i kolegëve tuaj, pasi vlerësimi i punës në ekip, do të garantojë suksesin e dëshiruar. Në dashuri do të jeni disi të tërhequr, ndoshta për shkak të mungesës së stimujve të duhur. Takimet e reja janë mjaft të favorizuara.

Luani

Nuk ka nevojë për të krijuar plane të mëdha, pasi intuita juaj do ju shtyjë drejt suksesit. Nga ana tjetër, tashmë që po rizgjoni krijimtarinë tuaj, do të keni mënyrë për ti parë gjërat nga një këndvështrim tjetër. Përgjithësisht kjo është një periudhë shumë pozitive, e cila garanton stabilitet dhe një shtim të ndjeshëm të ardhurash. Mundohuni vetëm që të jeni më shumë altruist dhe të përfshirë në çështjet familjare. Dashuria do të jetë përgjithësisht pozitive, veçse bëni mirë që të shuani dyshimet ndaj partnerit/es tuaj.

Virgjëresha

Do të përballeni me një situatë dinamike, e cila do ju shikojë shumë të fortë, sidomos nëse në vendin e punës ju është propozuar realizimi i një projekti të ri krijues. Do të jeni autoritar, por dëgjoni më shumë kolegët tuaj dhe në këtë mënyrë do të merrni sugjerime vërtetë me vlerë. Qysh në ditët e para të muajit do të jeni energjik dhe plotë jetë dhe kjo gjë edhe në sajë të një konfirmimi që keni marrë nga pikëpamja sentimentale. Mos jeni shumë xheloz, pasi ankthi juaj mund të kompromentojë stabilitetin e një historie të re dashurie.

Peshorja

Prania e Mërkurit në shenjë do ju lejojë që të zgjoni krijimtarinë tuaj, sidomos lidhur me projektet e reja. Megjithatë duhet të mundoheni që të besoni më shumë tek vetja juaj dhe tek kapaciteti për tu përballur edhe me momente tensioni. Shmangni tensionet në punë, pasi mund të bini pre e një provokimi. Në dashuri sigurohuni që të keni liri të plotë, pasi xhelozia e partnerit/es, rrezikon që t’iu izolojë.

Akrepi

Kjo periudhë ju fton të jeni më pozitiv edhe në situatat me stres maksimal. Mundohuni të tregoheni sa më diplomatë, në mënyrë që të çoni deri në fund një strategji tuajën. Gjatë muajit qershor do të përballeni me një periudhë shumë intensive për familjen dhe në fushën e ndjenjave, sidomos nëse këta dy sektorë i keni lënë pas dore së fundmi.

Shigjetari

Duhet të filloni të jeni më strategjik dhe të vlerësoni më mirë prioritetet tuaja, pasi në këtë moment do të ndjeni se do të ketë disa çështje që duhen mbyllur, por që kanë mbetur pezull, për shkak se disa gjëra nuk janë thënë. Ky është momenti ideal për të vlerësuar më shumë dashurinë, ndjenjat dhe familjen. Jini besimplotë dhe të vendosur kur negocioni në vendin e punës. Qershori do të jetë një muaj shumë i mirë, për tu rikthyer në formë, ndaj jini më aktiv dhe dinamik.

Bricjapi

Merrni më shumë kohë për të vlerësuar me kujdes disa propozime që keni marrë së fundmi, pasi ia vlejnë vërtetë. Sa i takon investimeve, qershori është një periudhë interesante për të nisur planifikimet lidhur me një aktivitet të ri. Do të hapet një fazë shumë e favorshme edhe në fushën e ndjenjave, por duhet të përqendroheni dhe të përmbushni më shumë nevojat e familjes dhe partnerit/es.

Ujori

Mos u ndjeni të detyruar që të ndryshoni, vetëm që të kënaqni të tjerët. Kjo pasi qershori, do të sjellë zhvillime mjaft të favorshme. Sa i takon anës profesionale, ky është momenti më i favorshëm, edhe pse do të përballeni me ndonjë të papritur. Mos merrni vendime shumë të nxituara, por mundohuni të vlerësoni sa më mirë opsionet me të cilat do të përballeni. Disa takime interesante, do ju lejojnë që të rivlerësoni totalisht situatën tuaj sentimentale.

Peshqit

Mundohuni që të mos shpërqendroheni shumë në vendin e punës, pasi ky është momenti i duhur për tu fokusuar maksimalisht në objektivin që i keni vënë vetes. Duhet ti kujtoni më shumë vëmendje keqkuptimeve në familje ose në dashuri, pasi vetëm kështu do të rivendosni harmoninë dhe stabilitetin. Mos u druani të prisni mundësitë e reja.

Article Logic
Execution time: 0.0039329528808594