Tea është e lumtur edhe pse nga pamja nuk duket aspak e tillë.
E sapozgjuar, me flokë të pakrehur, pa tualet dhe me pizhama ngjyrë rozë, sigurisht nuk mund të mungonte një vështrim seksi sikur nuk i bëhet vonë për asgjë. Edhe pse tashmë një maxhorene, nga fotoja duket se ka ngelur ende një vajzë e vogël, kjo pasi ngjyra rozë në dhomën e saj të gjumit mbizotëron gjithandej. Ja pra që kjo është mënyra e Teas për të na uruar një muaj të mbarë. E megjithatë pyesin veten, çfarë lidhje ka kjo foto me urimin për një muaj të mbarë? Si mund ta nisim një muaj të mbarë me Tean të pakrehur? Përsëri, në fund të ditës, ajo ngelet një vajzë shumë simpatike.