INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Muhabet koti'! Braçe shpërthen kundër Ministrit Ahmetaj në komision

'Muhabet koti'! Braçe shpërthen kundër Ministrit Ahmetaj në komision

Publikuar më: 16:11 08-11-2018

Në mungesë të opozitës duket se oponencën për projektbuxhetin po e bëjnë vetë deputetët socialistë. Ndërsa komisioni i ekonomikë ka dhe peshën kryesore në këtë debat, është kryetari i komisionit që po përplaset në debat me ministrin Arben Ahmetaj. Madje këtë të enjte debati kaloi kufijtë duke shënuar përplasje të fortë mes tyre.

Erjon Braçe:
“Këta që kanë nga 3-4 shpi dhe 12 muaj pushime e kjo jo në Shqipëri. Muhabet koti! Më fal më fal, muhabet koti merri mbrapsht”.
fasha e taksimit mbi të ardhurat është kthyer në përplasje mes ekzekutivit dhe deputetëve. Këta të fundit kërkojnë zgjerimin e fashës së individëve që nuk taksohen, por kjo kundërshtohet në mënyrë kategorike nga Ministri Ahmetaj.
Erjon Braçe:
“Kur e ardhura për frymë nuk i arrin 3 mijë euro për frymë padiskutim ky debat është legjitim”.
Arben Ahmetaj:
“Unë personalisht jam shumë kundër zgjerimit të fashës. Zgjerimi i fashës përjashtuese shkatërron sistemin e të ardhurave personale në shifra dhe në parime”.
Erjon Braçe ngriti shqetësimin edhe për pabarazinë që po krijohet në ekonominë e shqiptarëve. E një pjesë të fajit e kanë edhe vetë strukturat shtetërore.

Article Logic
Execution time: 0.0034840106964111