INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Muhamed Salah me “ndjesi të mira”

Muhamed Salah me “ndjesi të mira”

Publikuar më: 14:18 06-06-2018

Mohamed Salah ka postuar në rrjetet sociale, një foto ku duket se po riaftësohet nga dëmtimi që pësoi nga Serxhio Ramos në finalen e Champions League. Egjiptiani e shoqëron foton me shkrimin e shkurtër: “Ndjesi të mira.”

Salah ka reagur gjithashtu edhe në “Twitter” me një postim për sa i përket gjëndjes së tij pas dëmtimit që pësoi në finale pas një dylfutmi me Ramos nga dhe ku tha se ka humbur edhe Kupën e Botës.

Më në fund ai vendos pikat mbi “i” duke u shprehur:  “ Ishte një natë e vështirë për mua, por unë jam një luftëtar. Pavarësisht keqkuptimeve , jam i bindur se do të jem në Rusi për ti bërë të gjithë krenarë. Dashuria juaj dhe supori më ka dhënë mua forcën që më nevojitet”, shkruan Salah. Ai duket se do të jetë në Rusi me ekipin e tij Egjiptin, për ta udhëhequr atë.

Periudha e riaftësimit po shkon mirë, dhe Salah e sheh veten të gatshëm për të qenë pjesë e kombëtares së tij për në Botëror.

Article Logic
Execution time: 0.0037388801574707