Ka filluar t'iu shfaqet një ndjenjë se partneri juaj ka ndryshuar sjelljet dhe keni humbur besimin në të?
Ndërsa është e rëndësishme që të mos bëhen konkludime të tilla, një studim kontravers zbuloi se pothuajse 45% e njerëzve në botë kanë pranuar se kanë tradhtuar në të kaluarën, transmeton lajmi.net.
Përreth 20% të grave kanë marrë pjesë gjithashtu në një marrëdhënie seksuale, bazuar në të dhënat e sajtit italian Incontri Extraconiguali.
Për t’iu ndihmuar juve të zbuloni nëse parandjenjat e juaja janë të vërteta, Ashley Madison, eksperte në marrëdhënie, është bazuar në tregimet e personave që kanë tradhtuarmë parë dhe ka arritur të klasifikojë një tipar të përbashkët të tyre.
Faqja kontraversiale e takimeve zbuloi se 61% e 1.400 personave që tradhtojnë pranuan se nuk janë të afërt me partnerët e tyre.
Për ta qartësuar më shumë problemin, ekspertja e marrëdhënieve ka klasifikuar edhe disa shenja të “mashtruesve”:
Ju akuzojnë vazhdimisht se po e tradhtoni
E mbajnë telefonin fshehur
Duan më shumë marrëdhënie seksuale
Gënjejnë për vendndodhjen e tyre
Ju fajsojnë juve për problemet në lidhje