INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mund t’ju duket e çuditshme, por ja 8 gjërat e PAPRITURA që pamja e jashtme thotë për ju!

Mund t’ju duket e çuditshme, por ja 8 gjërat e PAPRITURA që pamja e jashtme thotë për ju!

Publikuar më: 13:17 20-02-2019

Një shprehje e famshme thotë: "Mos e gjykoni një libër nga kopertina"! Por, në fakt pamja e dikujt mund t'ju informojë për shumë gjëra, nga sa mund t'i besoni një personi nëse ai ose ajo është një perfeksionist ose jo. Aparenca juaj mund të tregojë edhe sëmundje të ndryshme nga të cilat mund të vuani. Mësoni këtu më shumë!

1
Rrudhat lidhen me sëmundjet e zemrës
Sipas një studimi të kryer në vitin 2012-të, problemet e shëndetit të zemrës ndikojnë në cilësinë e lëkurës. Shkencëtarët krahasuan numrin e rrudhave dhe fytyrat e një grupi njerëzish me prindër që jetonin gjatë dhe një grupi të rastësishëm njerëzish të së njëjtës moshë. Rezultatet treguan se gratë që kanë një rrezik më të ulët të sëmundjes kardiovaskulare, duken dy vjet më të reja se mosha e tyre. Në të kundërt, gratë prindërit e të cilëve kanë probleme me zemrën, kanë më shumë rrudha.
2
Struktura e kockave të fytyrës ndikon në mendimet e njerëzve për fuqinë tuaj fizike
Shkencëtarët i kërkuan pjesëmarrësve një eksperiment për të vlerësuar aftësitë fizike të një burri të bazuar vetëm në një fotografi të fytyrës së tij ose gjysmës së sipërme të trupit të tij. Në të njëjtën kohë, njerëzit fotografitë e të cilëve u treguan pjesëmarrësve u testuan fizikisht më parë. Doli se subjektet e testit më të saktë treguan fuqinë e vërtetë të burrave. U zbulua gjithashtu se njerëzit kanë tendencë të vlerësojnë forcën e një personi jo në bazë të muskulozitetit të këmbëve të tij, por në bazë të gjerësisë së kraharorit dhe vëllimit të bicepsit të tij.
3
Një fytyrë e gjerë lidhet me një nivel të lartë të agresionit
Pjesëmarrësit e këtij studimi kanë parë fotot e burrave me shprehje të fytyrës neutrale për 1200 milisekonda për të vlerësuar agresionin e tyre. Rezultatet u konfirmuan përsëri nga hulumtime të mëtejshme, në të cilat pjesëmarrësit shikuan në fotografi për vetëm 39 milisekonda. U zbulua se një pjesë e caktuar e lartësisë dhe gjerësisë së fytyrës mund të jetë një tregues i agresionit. Me një nivel më të lartë të testosteronit, vërehet një formë më e gjerë e fytyrës. Ky studim i referohet vetëm burrave.
4
Pikat në fytyrë mund të tregojnë probleme shëndetësore
Në mjekësinë lindore, besohet se pikat në lëkurë janë pasojë e çështjeve të problemeve me organet e brendshme dhe me sëmundje të ndryshme. Pikat në zonën mes vetullat (në urën e hundës) mund të tregojnë problemet e mëlçisë. Më shpesh, pikat nën sy janë të lidhura me problemet me veshkat dhe gjëndrat e veshkave. Pikat në pjesën e sipërme të mollëzave tregojnë problemet e stomakut. Pikat mbi buzë mund të jetë një sinjal i problemeve kardiovaskulare.
5
Sytë tuaj mund të parashikojnë rreziqet tuaja të melanomës
Sytë nuk janë vetëm pasqyra e shpirtit. Ata gjithashtu mund të parashikojnë rrezikun tuaj të kancerit. Njerëzit me sy të ndritshëm kanë një rrezik në rritje të melanomës uveal për shkak të sasisë së ulët të pigmentit mbrojtës në sy. Duhet të theksohet se rreziku i llojeve të tjera të melanoma, si kanceri i lëkurës, nuk ka gjasa të përcaktohet nga sytë.
6
Gjatësia juaj flet për aftësitë tuaja në lidearship
Kur takoheni me një person të ri, truri juaj gjykon lartësinë e tij ose të saj. Kjo ndodh sepse truri juaj dëshiron të arrijë në një përfundim për aftësinë e tij ose të saj për të qenë përgjegjës. Një person i gjatë supozohet nga truri që të jetë një udhëheqës. Është gjithashtu interesante se njerëzit në foto që kanë fytyra të gjata konsiderohen automatikisht nga ne si të gjatë.
7
Forma e fytyrës zbulon tiparet e personalitetit tuaj
Forma e fytyrës si diamant: Njerëzit me këtë formë fytyre janë përsosës. Ata duan të komandojnë dhe komunikojnë mirë me njerëzit. Forma e rrumbullakët e fytyrës: Një person me këtë formë të fytyrës i vë interesat e njerëzve të tjerë mbi të vetat. Forma e fytyrës si zemër: Këta njerëz janë shumë kokëfortë, energjik dhe intuitive. Ata kanë aftësi krijuese. Forma e fytyrës ovale: Njerëzit me këtë formë fytyre janë super-mikpritës. Prandaj, shumë shpesh i bëjnë njerëzit për vete. Forma e fytyrës drejtkëndëshe: Përfaqësuesit e këtij lloji janë të njohur për logjikën e tyre. Ata me kujdes planifikojnë veprimet e tyre dhe rrallë flasin për ndjenjat.
8
Shprehja juaj e fytyrës përcakton dominimin, besueshmërinë dhe atraktivitetin tuaj
Sipas një studimi psikologjik, njerëzit mund të vlerësojnë dominimin, atraktivitetin dhe besueshmërinë tuaj me shprehjen tuaj të fytyrës. Këtu janë shprehjet që mund t'ju ndihmojnë: Atkraktivitet i ulët: rrudhja e hundës, tërheqja e buzëve të hapura dhe shtrëngimi i qepallave, sipas class. Aktraktivitet të lartë: ulje dhe ngritje e vetullës, duke tërhequr buzët në një buzëqeshje të vogël. Besueshmëri e ulët: ngushtimi i syve dhe zgjerim i hundës. Besueshmëria e lartë: thellimi i linjave midis gojës dhe hundës.

Article Logic
Execution time: 0.0040290355682373