Është një ndër futbollistët shqiptar që nuk pëlqehet aspak nga tifozët kuqezi dhe aktivizohet për kombëtaren zviceriane. Bëhet fjalë për mesfushorin nga Mitrovica Behrami i cili nuk e ka fshehur asnjëherë fiksimin për tatuazhet, por kësaj here ai ka vendosur të bëjë një kryevepër në këmbën e tij të djathtë, shkruan panoramasport. Një realizim fantastik ku përshkruhet gjithë jeta e tij në Kosovë, nga momenti kur ishte fëmijë dhe luante me top rrugëve të qytetit deri te bombardimi i Serbisë nga Nato.
Te kjo foto përshkruhet fëmijëria e futbollistit duke luajtur me top në rrugët e qytetit
Fishekët që simbolizojnë luftën në Kosovë
Bombardimi i Serbisë nga Nato