Rina Balaj është një nga reperet e para femra në tregun muzikor shqiptar dhe për këtë arsye edhe fansat e saj janë të shumtë.
Së fundmi ajo ka nxjerrë këngën e saj “Qikat” së bashku me Adelina Ismajlin e cila është pritur mjaft mirë nga publiku dhe jo më kot numëron mbi 4.4 milionë klikime.
Pavarësisht këngës së bukur ajo që bie në sy në klip është pamja e reperes e cial duket shumë seksi.
Rina ishte veshur e gjitha me të kuqe, me një bust mjaft seksi lateks dhe çizme në po të njëjtën ngjyrë dhe material. Por duket se ekskluzivitetin e këtij look-u nuk e ka Rina, pasi një tjetër modele e famshme që është trans, është veshur identik që prej muajit maj, siç shkruan iconstyle.al.
Bëhet fjalë për make up artisten dhe modelen e njohur me emrin Nikita Dragun në Instagram, që është pjesë e rrethit shoqëror të Kim Kardashian dhe Kylie Jenner.
Në fotot e publikuara Nikita shfaqet e veshur identik si reperja shqiptare në disa foto dhe video në Instagram, madje edhe me flokët e kuqe!
Identike madje është edhe vetë skenografia e Nikita-s me atë të Rina Balajt në këngën “Qikat”.