Kush ju pëlqen më shumë Cagatay apo Kivanc?
Serialet turke janë bërë ndër serialet më të ndjekura në Shqipëri dhe jo vetëm e siç duket njerëzit kanë filluar të krijojnë pëlqime të ndryshme për aktorë apo aktore të ndryshme.
Dy nga aktorët turq më të pëlqyer nga femrat shqiptare janë Kivanç Tatlitug dhe Cagatay Ulusou të cilët kanë bërë për vete shumë fansa në vendin tonë prej roleve interesante që kanë pasur në serialet ku kanë marrë pjesë.
Ndërkohë që aktori i njohur turk Kivanc Tatlitug do të vijë në ekran me një tjetër projekt, rol me të cilin ka “rivalizuar” me Cagatay Ulusoy. Seriali titullohet "Organize Isler" dhe regjisor do të jetë Yilmaz Erdogan me të cilin Kivanc ka bashkëpunuar edhe më parë që do të thotë se ka një shans më shumë për të qenë protagonisti kryesor.
Partnerja e Tatlitug do të jetë Bensu Soral. Aktorja 27 vjeçare ka interpretuar në seriale si "Icerde", "Boynu Bukukler" etj, mirëpo ajo jo vetëm që ishte partnere e “Sarp” në “Icerde”, por është e dashura e tij edhe në jetën reale.