Sherri i tyre ka marrë permasa të mëdha dhe fundi nuk i dihet!
Pas disa ditëve dramë me postime, sharje, ofendime, kërkim nëpër banesa duket se më në fund paqja është arritur mes Blunt dhe Real në njërën anë dhe Ledrit e Faton Shoshit në anën tjetër. Vetë reperat Blunt e Real 1, njoftuan se janë pajtuar me Ledrin dhe Fatonin falë "PLISAVE", tifogrupit të Prishtinës, por me Gjikon nuk ka mbaruar me kaq.
E si të mos mjaftonin gjithë ato sharje në rrjetet sociale, Blunt e Real 1 e kanë mbushur "instastoryn" e tyre plot me foto të modifikuara ku tematika kryesore është tallja e Gjikos. Në fotot e publikuara, Gjikon e shohim herë si kamarier, herë si shpërndarës picash si dhe në shumë role të tjera. Na vjen keq që gjërat kanë shkuar deri në këtë pikë!