Tayna është një nga reperet më të njohura e të komentuara të momentit, si për karrierën edhe për ‘look-un’ e saj. Që prej publikimit të këngës ‘Columbiana’ dhe suksesit që ajo hasi, Tayna ka sjellë projekte të ndryshme muzikore, duke u kthyer në një nga këngëtaret më të preferuara.
Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku publikon shpesh foto e video nga më të ndryshmet për ndjekësit e saj dhe ditën e sotme na tregoi një detaj që nuk e dinim. Shumë goca mund të ndihen mirë kur e bëjnë make up-in vetë, por siç duket Tayna s’di ta bëjë këtë gjë.
Është vetë reperja që ka publikuar një foto ku shfaqet me grimieren e njohur Sellma Kasumovic dhe make up artistin Onik Zeqiri, por përshkrimi që bëri ishte shumë interesant.
“Kaq shumë make up artista dhe unë akoma s’di të bëj make up-in vetë”, shkroi Tayna.