Ai bën jetë luksoze, me makina të shtrenjta, pushime që na bëjnë t'a kemi zili, e megjithatë nuk mund të themi që i kemi dhe aq zili atletet e tij.
Të paktën jo ato që ai vetë na ka treguar së fundmi.
Teksa ka qenë në palestër, Oni ka postuar disa video, në njërën prej të cilave, mund të dallosh fare lehtë se sa pis janë atletet e tij.
Sigurisht që ish-futbollisti ka një mal me para sa ndoshta as nuk i nevojitet t'i lajë atletet pasi mund të blejë qindra të tjera, e megjithatë nuk mund të themi se nuk na bëri përshtypje kjo foto e tyre.