INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mund të konsumohet mishi i deleve dhe dhive, Panariti: Ja pse erdhi ky vendim

Mund të konsumohet mishi i deleve dhe dhive, Panariti: Ja pse erdhi ky vendim

Publikuar më: 09:41 15-08-2016

Lehtësohen masat shtërguese për fermerët dhe thertoret, të cilëve prej disa javësh ju ishte ndalur therja e bagëtive pas rënies së sëmundjes së "dermatoza nodulare". Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka urdhëruar këtë të hënë fillimin e lëvizjes së kontrolluar të bagëtive të imta nga fermat drejt thertoreve. Nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë për mediat, Panariti thotë se ky lehtësim i masave shtërguese ka ardhur pas përmirësimit të treguesve të sëmundjes “dermatoza nodilare”. Mësohet se delet dhe dhitë janë dy kategoritë e kafshëve që lejohen të konsumohen nga qytetarët.
Njoftimi i Ministrit Edmond Panaritit:
“Ministri Panariti, urdhëron fillimin e lëvizjes së kontrolluara të bagëtive të imta nga fermat drejt thertoreve.
Panariti lehtëson masat bllokuese pas përmirësimit të treguesve epidemioligjikë të sëmundjes dermatoza nodulare dhe konsolidimit të imunitetit vaksinal.  Lejohet lëvizja e dhënve dhe dhive drejt thertoreve”.

Article Logic
Execution time: 0.0032880306243896