Ata janë përfolur shumë për një lidhje romantike, veçanërisht pasi një video ku performonin si dy të dashuruar, u publikua në Instagram. Ajo video u bë shkas që Flori dhe Fifi të bëheshin dyshja më e preferuar e showbiz-it dhe t’i bënin fansat të mendonin se mes tyre ka më tepër sesa shoqëri.
Këngëtarja foli për atë video dhe tha se ka qenë ide për klipin e këngës “Ja ke bo vetes”. As Flori dhe as Fifi nuk e kuptuan sesi doli online kjo video, por këngëtarja tha se është më mirë që ndodhi kështu.
“Në fakt ajo video është bërë në tetor të 2017 dhe ka dalë në fund të nëntorit të 2018. Nuk e morëm vesh fare si ka dalë, por shyqyr që ka dalë se kështu duan shqiptarët. Ajo video ka qenë ide për klipin e këngës “Ja ke bo vetes”. Mua më erdhi të interpretoja dhe u bë video”, u shpreh Fifi.
Dhe ata që e kanë ndjekur historinë e tyre e dinë shumë mirë se ç’ndodhi më pas. Fifi dhe Flori nuk ishin më miq në Instagram kjo na bëri të dyshojmë se marrëdhënia e tyre mund të mos jetë si më parë.
“Iconstyle.al” kontaktoi personalisht me Fifin për ta pyetur në lidhje me këtë dhe këngëtarja u tregua disi e rezervuar kur tha se kjo është një temë “pak si shumë private”.
“Besoj që është pak si shumë private si temë .. por gjithsesi neve besoj se jemi miq me Florin dhe duhemi akoma .. ??”, u shpreh Fifi për “iconstyle.al”.
Përpos pjesës së videos, ne kemi mbledhur të gjitha detajet e reja që na bëjnë të dyshojmë se Fifi dhe Flori janë bashkë:
Shën Valentinin e kaluan bashkë?
Fifi dhe Flori e kanë kaluar bashkë këtë Shën Valentinin, në studion e kantautorit. Fotot e dërguara nga fansat e dyshes për “iconstyle.al” vërtetojnë se këngëtarja ndodhet në studion e Florit.
Veshin të njëjtat rroba
Por historia nuk mbaron me kaq, pasi në disa foto të publikuara nga dyshja shohim se Fifi dhe Flori vishen njësoj dhe kanë një gusto në njëjtë sa u përket veshjeve sportive.
Nuk është e tepërt të themi që fansat e Fifit dhe Florit, që besojnë se ata janë bashkë, na e kanë bombarduar inbox-in me foto të tyre të veshur njësoj.
Gjestet identike
Madje ka dhe momente të shkëputura të dyshes ku shihen teksa bëjnë të njëjtat gjeste.
GJESTE from Vimeointv.al on Vimeo.
Kur bëhen bashkë janë të paparë!
Momentet ku Flori dhe Fifi argëtohen bashkë janë prova që tregon se dyshja ka një kimi mjaft të dukshme me njëri-tjetrin. Sa herë që kanë qenë të ftuar në studiot televizive ata kanë dhuruar spektakël!
Nuk mungojnë përqafimet!
Dhe videoja nuk ishte i vetmi moment kur u panë shumë pranë njëri-tjetrit. Gjatë kohës që ishin të ftuar te “Shiko Kush Luan”, ata i dhuronin njëri-tjetrit përqafime të ngrohta./iconstyle.al
PER from Vimeointv.al on Vimeo.