Para disa muajsh lajmi se marrëdhënia mes modeles Oriola Marashi dhe reperit Noizy ishte prishur mori vëmendjen e të gjitha mediave.
Dyshja nuk e ndiqte më njëri-tjetrin në ‘Instagram’ gjë që ngriti dyshimet se ata i kishin dhënë një herë e mirë fund miqësisë. Pasi u rindoqën në Instagram dhe filluan të vlerësonin sërish njëri-tjetrin, e papritura ndodhi.
Në këtë rrjet social figuron se ata të dy nuk janë më miq dhe i kemi parë secilin në “hesap të vet”. Noizy i zënë me koncerte e me këngë të reja, ndërsa Oriola me modelin, mirëpo ajo ishte e pranishme në një event të fundit në një nga bizneset e reperit.
Po si i ka marrëdhëniet me anëtarët e tjerë të grupit OTR? Siç duket prishja e relatave të saj me Noizyn nuk ka ndikuar në shoqërinë me pjesëtarët e tjerë të grupit dhe përveç se ndiqen në Instagram, ky veprim i fundit i modeles e shpjegon më së miri këtë.
Oriola ka treguar edhe njëherë mbështetjen e saj për reperin e ri Matolale i cili do të sjellë shumë shpejt këngën e tij të re, këngë të cilën modelja seksi e ka promovuar në Instagram.