Fatura për t'u paguar, çmime që rritet çdo ditë me shpejtësinë e dritës, pamundësia për t'u shkolluar apo punësuar etj, le të tregohemi të sinqertë jeta ka ndryshuar me ritme të frikshme dhe njeriu modern i 2019-s gjendet gjithnjë e më i ekspozuar ndaj një lufte të paepur emocionale brenda vetes. Nuk është legjendë urbane, por stresi është kthyer vërtetë në armikun e të gjithëve, sidomos 3 shenjave të mëposhtme të horoskopit që i kanë nervat aq TEL sa mund të shpërthejnë në çdo moment. E dini cilat janë?
1.GAFORRJA
Të lindurit e shenjës së Gaforres u druhen shumë ndryshimeve që mund t’u sjellë e tashmja apo e ardhmja. Ata kanë gjithmonë frikë se mund t’u ndodhë diçka e keqe, si rrjedhojë pushtohen lehtësisht nga ndjenjat e ankthit, stresit dhe vetmisë.
2.AKREPI
Personat që i përkasin shenjës së Akrepit përpiqen të ‘’shesin’’ gjithmonë imazhin e të qenit i, e fortë, por në të vërtetë janë më skeptikët e zodiakut. Ata janë shumë kërkues me veten dhe për këtë arsye nuk duan të zhgënjejnë kurrë pritshmëritë që krijojnë tek të tjerët. Por, pesha e presionit në gjithë këtë kakofoni skepticizmi e nevoje për përsosmëri godet rëndë gjendjen e tyre emocionale.
3.BRICJAPI
Edhe pse Bricjapi është një ndër shenjat më të organizuara të zodiakut, i cili nuk e humbet kurrë kontrollin dhe ka gjithmonë një plan rezervë për të përballuar çdo ndryshim të së tashme dhe të ardhmes, duket se lufta e tij për të mos rënë pre e stresit është e kotë. Impenjimet e shumta në punë dhe jeta e tyre e ndërlikuar janë disa prej shkaqeve që ndikojnë negativisht në gjendjet e tyre emocionale.