Genc Prelvukaj është kthyer në mashkullin shqiptar më romantik për Shën Valentin.
Ai e ka surprizuar partneren e tij me disa fjalë zemre që të emocionojnë pa masë. Këngëtari ka publikuar një foto të partneres Eni Koçi, me një dedikim që të këput shpirtin.
“Ndoshta njerëzit e tjerë nuk e kuptojnë sepse nuk të njohin nga afër, por unë nuk kam njohur kurrë njeri më të mirë se ti”, shkruan Genci.
Më pas këngëtari vijon me një tjetër dedikim për shpirtin e tij binjak, Enin së cilës i tregon se përse e dashuron:
“Vitet dëmtojnë lëkurën dhe sjellin rrudha, por ti çdoherë do të jesh e bukur sepse e bukura e vërtetë fle brenda teje”, shkroi këngëtari në një fotografi të këngëtares.
Epo pas këtij mesazhi ne mund të themi vetëm një gjë: Sa me fat që je moj Eni!