INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mundësi të reja punësimi për mësuesit, njihuni me mënyrën e testimit

Mundësi të reja punësimi për mësuesit, njihuni me mënyrën e testimit

Publikuar më: 07:59 06-03-2018

Nga dita e sotme nis testimi “Mësues për Shqipërinë”, një provim që bëhet për të punësuar mësuesit e rinj. Testimi do të nisë me mësuesit e Gjuhë Shipe dhe Letërsisë dhe do të përfundojë në 27 prill me mësuesit e Informatikës.

Testi do të ketë 70 pikë dhe mësuesit që marrin pikët makismale kanë shancet më të mëdha për tu punësuar.

“Kandidati duhet të paraqitet në Qëndrën e Shërbimeve Arsimore 30 minuta para fillimit të testimit të informatizuar. Ditën e testimit, kandidati duhet të jetë i pajisur me: 1. Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë) (dokumenti origjinal); 2. Kopje të Kartë ID ose Pasaportë; 3. Formularin e pranimit nga ana e DAR/ZA për fazën e dytë të konkurrimit. Kandidatët, të cilëve u mungojnë këto dokumente, nuk mund të marrin pjesë në testimin e informatizuar.

Për paraqitjen në qendrat e testimit, kandidati duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme: 1. ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të testimit, pasi kjo vlerësohet si kriter përjashtimi; 2. ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e testimit; 3. ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të testimit”, - thotë në një njoftim Ministria e Arsimit.

Për çfarë do të testohen mësuesit?

Testimi i të gjithë kandidatëve për testim do të jetë në përputhje me profilin e tyre. Orientimet në lidhje me testimet sipas profileve do të behën publike në ambientet e këtij portali.

Kur do të shpallen rezultatet e testimit, si do të behet vlerësimi i tyre dhe ku mund të marrim informacion?

Rezultatet e testimit do të behën publike në ambientet e portalit. Gjithashtu, çdo kandidat mund të informohet edhe në DAR/ZA/

Si do të bëhet rankimi i fituesve?

Rankimi i fituesve do të bëhet në përputhje me rezultatet e arritura në:

- Vlerësimin e dosjes

- Rezultatin e arritur në testim.

Cili është probabiliteti i punësimit pas përfundimit të testimit?

Kjo do të varet nga vendet e shpallura vakante për çdo Drejtori dhe Zyrë Rajonale (DAR/ZA) dhe rezultati përfundimtar i arritur.

A do të jetë vetëm rezultati në testim si faktor përcaktues për punësimin?

Po. Punësimi do të realizohet sipas meritës. Rezultati përfundimtar është shumartorja e pikëve të arritura nga kandidati në vlerësimin e dosjes dhe pikëve të fituara në testim.(huazuar nga Shqiptarja.com)

sdrt_hw45.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0037369728088379