INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mungesa e alternativës, shqiptarët ndër të parët në Europë për vetëpunësimin

Mungesa e alternativës, shqiptarët ndër të parët në Europë për vetëpunësimin

Publikuar më: 14:31 12-12-2018

Mungesa e një ekonomie konkurruese dhe mundësitë e pakëta për t’u punësuar në kompani të mëdha bën që shqiptarët të zgjedhin formën e vetëpunësimit, si të vetmen alternativë për të pasur të ardhura. 

Në Shqipëri numri i të vetëpunësuarve është 30.4 për qind në raport me totalin e të punësuarve në ekonomi. Sipas një raporti të fundit të publikuar nga Eurostat Shqipëria është në vendin e dytë, pas Greqisë me 31 për qind e normës së të vetëpunësuarve. Kjo përqindje është shumë e lartë krahasuar me vendet e Bashkimit Europian, ku forma e vetëpunësimit varion në shifrat e 14 për qindëshit.

Por si qëndron Shqipëria në raport me vendet e tjera të rajonit?

Në rajon pas Shqipërisë renditet Kosova, ku norma e vetëpunësimit ndaj totalit të të vetëpunësuarve sipas statistikave zyrtare për vitin 2017 përllogaritet 23.5%. Në vend të tretë për normë të lartë vetëpunësimi renditet Serbia, ndërsa normën më të ulët e ka Bosnja.

Për Europën Juglinore arsyje mbizotëruese që kanë deklaruar të anketuarit është mungesa e alternativës. Në këtë pikë shqiptarët janë të parët. Sipas një studimi nga Bashkimi Europian për punësimin dhe perspektivat e tij në Europë u gjet se 63% e të anketuarve shqiptarë kanë deklaruar se e bëjnë këtë zgjedhje, pasi nuk kanë alternativë tjetër.
Përqindja e lartë e të vetëpunësuarve në një ekonomi është tregues i një ekonomie pak konkurruese, ku mungesa e alternativave për punësim është e lartë.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036900043487549