Mungesa e mjekëve në rrethe ka detyruar marrjen e masave nga qeveria. Kryeministri Edi Rama thotë se përmes dërgimit të mjekëve të QSTU në rrethe po ju vihet në ndihmë pacientëve të këtyre zonave. Sistemi i Patronazhit është një projekt i ri i ministrisë, i cili duket se po jep rezultatet e para dhe që kësaj radhe është ndalur në Fier.
Edi Rama:
“MIRËMËNGJES ?
dhe me këtë informacion domethënës për programin e ri, drejt plotësimit të nevojës për specialistë në spitalet jashtë Tiranës, ju uroj një javë të mbarë ?”