INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mungesa e gjumit lidhet me ankthin dhe depresionin

Mungesa e gjumit lidhet me ankthin dhe depresionin

Publikuar më: 16:23 15-03-2018

Personat të cilët flenë më pak se tetë orë në ditë janë më të prirur të vuajnë nga ankthi dhe depresioni.

Kjo për shkak se janë më pak të aftë t’i mbajnë larg mendimet negative dhe të qëndrojnë larg emocioneve negative sesa ata të cilët mjaftohen me gjumë.

Studimi i publikuar në ‘Journal of Behaviour Therapy and Experimental Psychiatry’, ka analizuar 52 të rritur të cilët kanë qenë të diagnostikuar me mendime të vazhdueshme negative – gjë e cila e shkakton mërzinë, ankthin dhe stresin.

Pas eksperimenteve dhe analizave të shumta, rezultatet kishin treguar se mungesa e gjumit – më pak se tetë orë gjatë natës, i bën njerëzit të shpenzojnë më shumë kohë duke u përqendruar në gjëra negative.

Hulumtuesit tani janë duke kryer studime më të hollësishme për të parë se si gjumi kontribuon në çrregullimet psikologjike, duke shpresuar se në të ardhmen ankthi dhe depresioni mund të trajtohen duke bërë gjumë më të mirë.

Article Logic
Execution time: 0.003173828125