INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mungesa e mjekëve/Nis punësimi i të rinjve në zonat e thella të vendit[FOTO]

Mungesa e mjekëve/Nis punësimi i të rinjve në zonat e thella të vendit[FOTO]

Publikuar më: 10:47 20-02-2019

Në spitalet dhe qendrat shëndetësore të zonave të thella të vendit ka mungesa të mjekëve specialistë. Po nga sot kjo probematikë do të zbehet disi, pasi në poliklinika do të punësohen 54 mjekët e rinj. Ata u përzgjodhën mes 103 mjekëve. ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka pritur dhe ju ka dhënë lajmin e mirë të nisjes së punës.

“Ju siguroj se kushtet e punës që do të gjeni sot në qendrat shëndetësore janë shumë më të përmirësuara dhe më vjen mirë që ndër ju, shumë kanë zgjedhur të punojnë në qendra shëndetësore të largëta”, tha Manastirliu.
Nga Kukësi në Sarandë, këta mjekë të rinj do plotësojnë një pjesë të mirë të nevojave edhe në qendra shëndetësore të zonave të thella, si, në atë të Grykë Cajës në Kukës, Fushë-Cidhe në Dibër, Zharrëz në Fier, Pishaj në Gramsh, Poliçan në Skrapar, e në shumë të tjera.
Nga ana tjetër ministrja Manastirliu garantoi se mjekët do të mbështeten edhe me rritjen e pagave.
“Duke filluar nga muaji Prill, nis rritja e re e pagave 7% për të gjithë punonjësit e shëndetësisë”, ju tha Manastirliu mjekëve.

ogert.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035669803619385