INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mungesa e PD në KQZ, kreu i OSBE: Keqardhje

Mungesa e PD në KQZ, kreu i OSBE: Keqardhje

Publikuar më: 12:39 21-11-2018

Reforma Zgjedhore duket e lënë pas nga politika po thirrja e ndërkombëtarëve nuk ka ndaluar asnjëherë për ta realizuar atë sa më shpejtë. 

Një thirrje për politikës sot shkoi nga ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt, i cili ka shprehur dhe keqardhje për mosplotësimin e vakancave nga ana e PD në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve. “Përsa i përket Reformës Zgjedhore koha po ecën. Ka disa gjëra që kërkojnë kohë si përdorimi i teknologjisë në votim apo depolitizimi i komisioneve zgjedhore. KQZ aktualisht është me pesë anëtarë. Është për t’u keqardhur”, tha ai në një aktivitet kushtuar lirës së medias ku ai foli dhe për nismën e qeverisë për anti-shpifjen. Për këtë ambasadori kërkoi kujdes. "Është një vijë e hollë ndarëse e ekuilibrit të lirisë së shprehjes. Duhet të bëhet bazë të praktikave më të mira ndërkombëtare. Nuk duhet sanksionuar në Kod Penal", theksoi ambasadori.

 

 

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0026829242706299