INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mungesë vetëbesimi? Ja çfarë të bëni!

Mungesë vetëbesimi? Ja çfarë të bëni!

Publikuar më: 10:51 03-08-2016
Vetëbesimi është një nga gjërat më të mira që mund të ketë dikush.
Ai ndihmon për të ecur përpara dhe të mos shfaqesh problematik në shoqëri.
 
Të dalësh të marrësh ajër të pastër, nuk është mirë vetëm për shëndetin, por edhe ndihmon në rritjen e vetëbesimit. Shkencëtarët kanë parë që njerëzit që kalonin më shumë kohë jashtë, kishin më shumë besim te vetja e tyre, se ata që mbylleshin në shtëpi.
 
Studimet kanë dalë në përfundimin se  njerëzit që jetojnë pranë zonave të gjelbërta, janë më të kënaqur me jetën e tyre, në krahasim me ata që jetojnë në zona që nuk ka pamje të gjelbërt.  Profesori i psikologjisë në Anglia Ruskin University në Cambridge, Viren Swami e provoi këtë gjë te  199 femra dhe 200 meshkuj.  Ai në lidhje me këtë studim, është shprehur me bindje se natyra ndikon në mënyrën si njerëzit e shohin veten e tyre. 
 
Prandaj, le t’i kushtojmë më shumë rëndësi natyrës!
 
Article Logic
Execution time: 0.0036759376525879