Ashtu siç u transmetua nga mediet ndërkombëtare, babai i Meghan Markle e humbi dasmën e të bijës me Princ Harry dhe shkak i kësaj u bë ndërhyrja kirurgjikale në zemër.
Dasmën mesa duket e humbi, por një frapuçino Starbuck’s me siguri babai i Meghan nuk ka si ta harrojë ta pije.
Babai i Dukeshës, Thomas Markle është fotografuar në Rosario, Meksikë, teksa ka blerë një frapuçino plot me krem.
Do të thoni ju çfarë ka të keqe këtu?
Ndonëse ne nuk jemi eksperte të mjekësisë, por ashtu siç e këshillon shkenca është kategorikisht e ndaluar të konsumosh gjëra të ëmbla pas operacioneve në zemër, pasi kështu mund të rriten mundësitë për të pësuar atak kardiak.
Le të shpresojmë që Thomas Markle të gëzojë shëndet të plotë./intv.al/