INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mungoi në ditëlindjen e tij dhe nuk ndiqen më në INSTAGRAM, Don Xhoni reagon pas lajmeve se nuk flet me Butrint Imerin

Mungoi në ditëlindjen e tij dhe nuk ndiqen më në INSTAGRAM, Don Xhoni reagon pas lajmeve se nuk flet me Butrint Imerin

Publikuar më: 15:35 06-07-2023

Butrint Imeri dhe Don Xhoni kanë qenë miq shumë të mirë dhe janë shfaqur vazhdimisht bashkë. Të njëjtit kanë realizuar edhe bashkëpunime, ndërsa janë parë në pushime e në çdo vend me njëri-tjetrin. Megjithatë, së fundmi dyshja kanë lënë të dyshohet se kanë prishur raportet.

Kjo pasi reperi nga Drenica mungoi në festën e ditëlindjes së 27-të të Butrintit, që u organizua me miq dhe familjarë. E veç kësaj, ata shihen se nuk e ndjekin më njëri-tjetrin as në rrjete sociale, gjegjësisht Instagram.

Duket se këto aludime i ka komentuar edhe vetë krijuesi i hitit “Dilema” me anë të një postimi në InstaStory. Ai shihet në një makinë, ndërsa ka shkruar: “Mos u merakosni shumë”.

Postimi i tij vjen pasi shumë nga fansat e njerëzit në rrjet kanë komentuar marrëdhënien e tyre.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0034110546112061