INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Mural Fest”, shpërthim ngjyrash në Tiranë, Veliaj: E përsëritim çdo vit

“Mural Fest”, shpërthim ngjyrash në Tiranë, Veliaj: E përsëritim çdo vit

Publikuar më: 14:10 01-07-2018

Fasadat e pajeta dhe ngjyrë gri të qytetit janë kthyer në vepra arti, duke e kthyer Tiranën në një nga destinacionet më të rëndësishme murale për turizmin në rajon. Artistë nga e gjithë Europa dhe jo vetëm, patën mundësinë të njihen me Tiranën dhe me punimet e tyre murale të lënë gjurmë në hapësirat urbane të qytetit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u njoh nga afër me punët e realizuara nga artistët në disa rrugë të ndryshme të kryeqytetit, çka i ka dhënë Tiranës një shpërthim ngjyrash. Duke falenderuar artistët e ardhur nga 15 vende të ndryshme të botës, Veliaj e cilësoi fantastike këtë eksperiencë që i jep më shumë ngjyra qytetit.

“Këta artistë fantastikë na kanë ndihmuar me artin e rrugës në Tiranë, kanë bërë grafiti, kanë dhënë mesazhe politike, disa herë radikale, disa herë provokuese. Tirana ka pasur një traditë shumë të mirë nga vitet 2000- 2011, në kohën e Edi Ramës, ku ngjyrosja e pallateve, lyerja e tyre me ngjyra, përcjell diçka ndryshe nga grija që kemi trashëguar, nga koha e Luftës së Ftohtë dhe gjithë trashëgimia sovjetike e komuniste, për t’i dhënë ngjyrë qytetit. Ka qenë një eksperiencë fantastike, po e ringjallim atë përvojë”, tha Veliaj

Kryebashkiaku veçoi se kjo nismë do të kthehet në një traditë të re për kryeqytetin, që Tirana të ruajë reputacionin e qytetit të ngjyrave, si një kartolinë fantastike e Shqipërisë evropiane.
“MuralFest Tirana 2018”, lindi si fryt i bashkëpunimit mes Bashkisë së Tiranës dhe laboratorit italian 167/B Street nga Leçe. Përmes këtij projekti synohet të promovohet arti mural në hapësira të ndryshme publike ku fasadat e ndryshme të qytetit shërbejnë si kanavacë dhe galeri për artistët..

Article Logic
Execution time: 0.0036790370941162