Çështja e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar vazhdon të përplasë qeverinë dhe aktorët e qytetarët që janë kundër prishjes së tij. Qeveria këmbëngulë se godina duhet të prishet. Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në InstaStory,një video të shkurtër ku tregohen muret shumë të dëmtuara të Teatrit.
Rama shkruan, “Teatri Kombëtar sot. Me sa mend në kokë mund të luftohet për ta ruajtur?”.
Edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka postuar një video në facebook ku dallohen vrimat dhe çarjet në murin e godinës së Teatrit.
“Kush kalon te ajo ndërtesa e bukur e kuqe pranë Bashkisë Tiranë ku është Kontrolli i Lartë i Shtetit, le t’i hedhë një sy murit të Teatrit të Vjetër përballë, për të parë si ka degraduar materiali i parinovueshem i tallashit të shkrepseve të ‘39!”-shkruan Veliaj.