INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Muri ndarës Amerikë-Meksikë/ Trump lëshon perlën e radhës: Quajeni edhe pjeshkë...

Muri ndarës Amerikë-Meksikë/ Trump lëshon perlën e radhës: Quajeni edhe pjeshkë...

Publikuar më: 18:37 13-01-2019

E ka fjalën për murin në kufi me Meksikën, që për demokratët është muri-peng i amerikanëve dhe fundi i demokracisë.
Por Trump-it nuk i intereson, as se ka hyrë në histori me 22 ditë mbyllje të pjesshme të qeverisë federale, as se mijëra punonjës federale janë pa kokërr leku pasi miratimi i fondit për buxhetin 2019 ka ngrirë për shkak të mosmarrëveshjes mes demokratëve dhe republikanëve të Trump.

Për Trump ka rëndësi miratimi i fondit me 5.8 miliard dollarë për të përfunduar murin.

Duke folur për gazetarët, Trump tha: U kërkoj demokratëve të vijnë në Washington e të votojnë pro fondit për murin, për barrierën, apo çfarëdo që duan ta quajnë ata, se unë nuk e kam problem.

Mund ta quajnë sido të duan, edhe pjeshka. Nuk dua t’ja di fare, por na nevojiten ato para për të ngritur murin. Kujtojmë se demokratët kontrollojnë House of Representative, ose dhomën e Përfaqësuesve. Ata nuk duan të miratojnë fondin, me pretendimin se janë shumë para.

Trump ka propozuar që muri të mos bëhet me beton, por me çelik, që të ketë më pak shpenzime, por demokratët prapë nuk pranojnë. Mbyllja e qeverisë vazhdon, ndërkohë nuk dihet nëse ai do shpallë emergjencë Kombëtare, por amerikanët mund të ngrihen në protesta të mëdha.

Article Logic
Execution time: 0.0035369396209717