Murinjo mund të jetë në të ardhmen pjesë e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, FIFA.
Presidenti Xhani Infantino i ka kërkuar portugezit të përfshihet në ekipin ndihmës të qeverisë së futbollit botëror, shkruan “Daily Mail”.
Ky ekip do të përbehet nga 200 legjenda të futbollit botëror, opinioni i të cilëve do të merret parasysh nga FIFA në vendimet e saj. Luzitani mbështeti hapur gjatë një aktiviteti ne Uembli, kandidaturën e Infantinos për zgjedhjet në FIFA.
Një tjetër ofertë tunduese vjen për Murinjon nga Indonezia. Ministri i Sportit atje është shprehur i gatshëm t’i ofrojë 16 milionë euro në sezon për të drejtuar ekipin kombëtar.