Tentuan të kalonin 21 kg kanabis në pikën kufitare të Muriqanit,arrestohen dy persona.
Policia kufitare bën me dije se në pranga kanë rënë 23 vjeçari Maradona Bega dhe 26 vjeçarja Dornela S.
Arrestimi i tyre u bë pasi teksa ishin duke dalë nga Shqipëria në mjetin tip Benz me targa AA 479 HM blutë konstatuan të fshehur lëndën narkotike, 21 kg Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda në Tiranë,për veprën penale ‘Trafikim i lënëve narkotike’ kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.