INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Murrizi llogari Lleshajt: Sa milionë u grabitën, koncesionari u tall me shtetin

Murrizi llogari Lleshajt: Sa milionë u grabitën, koncesionari u tall me shtetin

Publikuar më: 10:00 18-04-2019

Deputeti demokrat Myslim Murrizi kërkoi nga ministri i Brendshëm që të tregojë zyrtarisht sa është shumë e grabitur në Rinas. Për Murrizin, autorët e grabitjes kanë pasur informator nga brenda.

“ Unë e di mirë, pashë korrespodencën e shefit të komisariatit drejtuar TIA-s, kishin marrë përgjigje ironike fyese, 'cfarë iu duhet ju?'

Akoma shqiptarët nuk dinë sa miliona euro janë grabitur në Rinas.7 thasë me euro më thanë mua se janë vjedhur, të kujt banka ishin? Pastaj, cfarë është kjo arrogancë e koncesionarit. Këta u heqin rripin e pantallonave refugjatëve dhe u vjedhin celularin, rrinë tre muaj, vijnë dhe ikin pa inventar, ju nuk duhet të keni të dhëna.

Unë dyshoj se grabitja ka pasur informator nga brenda, i gjithë procesi ka ndodhur në 2 minuta e 49 sekonda. FNSH ka qenë rastësisht atje, për të marrë disa persona të deportuar, por kompania nuk e hapi derën. Ju keni arrestuar fukarenjtë, po këta pse nuk i arrestuan, Kompania tallet me shtetin. Ata para që janë vjedhur a janë brenda vendit apo kanë ikur?

Ju si ministër duhet të mbani përgjegjësi për atë që ka ndodhur” u shpreh Murrizi.

Article Logic
Execution time: 0.0035150051116943