Tesla ka ecur shumë keq në lidhje me shitjet kohët e fundit. Kompania ka nisur që të shkurtojë mjaft vende pune dhe ka nisur të zbatojë një plan të ri të CEO Elon Musk për rritjen e prodhimit, por realizimi i këtij të fundit nuk duket i arritshëm. Objektivi prej 5000 Tesla Model 3 nuk është plotësuar dhe fiks atëherë kur kompanisë i duhen sa më shumë inxhinierë të zotë, shefi i tyre i dizanjit largohet. Ky largim nuk është i pari në Tesla, por askush nuk ishte aq thelbësor sa largimi i fundit i Daught Field, shefi i repartit të projektimit. Eksperienca e tij thuajse 30 vjeçare ishte thelbësore për Teslan, por ai zgjodhi të largohet duke lënë investitorët në mëdyshje se kë do të caktojnë në vëndin e lënë vakant nga ai. Telashet nuk duket se kanë të sosur dhe vetë vendi i Elon Musk është më i rrezikuar se kurrë.