INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Muskuj barku në 30 sekonda? Ja çfarë po përdorin vajzat…

Muskuj barku në 30 sekonda? Ja çfarë po përdorin vajzat…

Publikuar më: 10:59 26-02-2016

Si ta bëni barkun tuaj të duket muskuloz në vetëm 30 sekonda? Nuk bëhet fjalë për ushtrime fizike, por për pozicionimin e duhur përpara pasqyrës.

Vajza nga e gjithë bota kanë postuar në Instagram teknikat që ato përdorin për t’u dukur në formë, edhe pa qenë të tilla.

Fillimisht duhet të gjeni këndin dhe dritën e duhur. Merrni frymë, thithni barkun dhe qëndroni drejt!

E rëndësishme është t’i mbani shpatullat të tendosura pasi në këtë mënyrë do dukeni më të gjata dhe fryrja e barkut do eliminohet.

Një gjë tjetër që duhet të keni kujdes janë këmbët. Mos i mbani asnjëherë të bashkuara dhe për të theksuar formën e tyre, mund të ngriheni pak në majë të gishtave.

Të gjithë hapat e përmendur më sipër, janë vetëm teknika të thjeshta dhe të shpejta sesi të arrini pamjen që dëshironi.

Sigurisht që ushtrimet fizike, pavarësisht se duan kohë, janë gjithmonë zgjidhja e duhur.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035569667816162