INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mustafa: Hyjmë në Qeveri por pa PDK-në

Mustafa: Hyjmë në Qeveri por pa PDK-në

Publikuar më: 15:08 14-07-2017

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të bashkëqeverisë me Partinë Demokratike. Këtë qëndrim e ka bërë të ditur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Isa Mustafa, kryeministër në largim i Kosovës dhe kryetar i LDK-së. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që LDK të përfshihet në qeverinë e ardhshme, por pa PDK-në dhe duke e ruajtur pozitën udhëheqëse të Qeverisë së re. “Në qoftë se e gjejmë hapësirën për të marrë pjesë në qeverisje, duke e ruajtur edhe subjektivitetin tonë, të themi edhe si koalicion edhe si LDK, hyjmë. Në qoftë se jo, ne e ndjemë veten shumë mirë në opozitë gjatë kësaj periudhe, që t’i ndihmojmë vendit përmes opozitës”-sqaron qëndrimin e forcës politike që drejton Mustafa. Po kështu ai ka thënë se pret që qeveria të themelohet sa më shpejt por procesin e sheh të vështirë për shkak se nuk janë marr mandatet e duhura. “Unë do të doja që Qeveria të themelohej nesër, pa marrë parasysh çfarë ka ndodhur sepse ky vend është në rrezik që të shkojë përpara pa Qeveri dhe pa institucione. Por, po e shoh që po shkon mjaft vështirë sepse mjerë ajo Qeveri e cila mbetet peng i dy, tre apo katër deputetëve ose peng i 10 deputetëve të Listës Serbe, të cilët nesër, kur të duan hyjnë në sallë dhe kur të duan e lëshojnë sallën dhe asnjë ligj nuk mund të procedohet në Kuvend, në qoftë se nuk marrin pjesë në votimin e atij ligji 61 deputetë”- është shprehur kreu i LDK-së

Article Logic
Execution time: 0.0033760070800781