INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mustafa Nano habit me deklaratën e tij për Ramën: Kur e pashë si të droguar më erdhi turp që e kam kryeministër!

Mustafa Nano habit me deklaratën e tij për Ramën: Kur e pashë si të droguar më erdhi turp që e kam kryeministër!

Publikuar më: 23:15 20-12-2018

Analisti Mustafa Nano ka habitur me deklaratat e tij ndaj Kryeministrit Rama pasi është shprehur se i vjen turp që ai është kryeministri i tij, ndërsa për herë të parë tha se i duket si i droguar. Nano tha në Opinion se Rama është i demotivuar dhe sipas tij po bën gabim që po rri ende në karrigen e kryeministrit.

“Mua kurrë nuk më ka bindur Rama në mënyrë spektalolare sa këtë herë, se ai nuk është për këtë punë. Edi Rama është njeri i lodhur, i demotivuar. Nuk e di pse rri akoma. E shoh që vjen vërdallë, që takon studentët. Janë takime pa asnjë lloj kuptimi, thjesht për shou. Është kryeministër memesh, ka qef mesazhet. E shoh të demotivuar dhe herën e fundit në emisionin tënd më ka ardhur turp që është kryeministri im. Ishte një njëri që zihej me te gjithe, ngrinte zërin, lëvizte keq, dukej si i droguar”.

Article Logic
Execution time: 0.003741979598999