INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mustafa Nano i përmend vilat në bregdet, Sali Berisha i kthehet ashpër, ja çfarë i thotë

Mustafa Nano i përmend vilat në bregdet, Sali Berisha i kthehet ashpër, ja çfarë i thotë

Publikuar më: 22:07 17-05-2018

Një debat shumë i ashpër ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në Opinion ku mes Mustafa Nanos dhe Gazmend Bardhit, këshilltari ligjor i PD, janë shkëmbyer disa ofendime.

“Vilen e sateme” iu kthye Nano deklaratës së bardhit i cili i tha të shohte vilën e tij në Lalëz.

Për këtë ka reaguar edhe Berisha me një status në rrjetin social Facebook, pasi Nano përmendi vilat e tij.

Nga Sali Berisha.

Duke ndjekur Opinion!

Pergenjeshtrim!

Miq, sonte, me gjuhen e nje banditi te peshtire, nje ish ish ish i imi fyeu me gjuhen e rrugacit ordiner, halabakut te rrugve ndaj zotit Gazment Bardhi sapo ai permendi apartamentin e tij ne Lalz me para te dyshimta. Nderkohe ky ish ishi ish i imi, qe i lejoi vetes gjuhen e horrrit trilloi dhe shpifi pafytyresisht per gjoja vile timen ne Lalz.

Lidhur me kete shpfje, qe skllavi i Xhafes dhe Balles perserit pafytyrsisht nje trillim te tyre, deklaroj me pergjegjesi absolute se une dhe bashkeshortja ime kemi nje apartament ne Tirane pre 128 m2 dhe asnje banese tjeter mbi toke! Vila ne Lalz eshte e dy familjeve te tjera, pra kunatit dhe dhendrit tim! sb

Article Logic
Execution time: 0.0035181045532227