Ilda Bejleri është një nga gazetaret sportive më të ndjekura sportive dhe nga të parat femra, së cilës i ka hyrë këtij profesioni.
Pamja e saj e jashtme është mjaft e komentuar dhe shpeshherë kthehet në burim paragjykimi për shumë njerëz, të cilët nuk i japin meritat e duhura për punën që bën.
Moderatorja është përpjekur gjithnjë që t’i luftojë këto paragjykime dhe muaj më parë është bërë pjesë e një debati, i nisur nga opinionisti Mustafa Nano.
Nano në emisionin e tij “Provokacija” shprehu mendimin se ekspozimi i tepërt i moderatores zhvendos fokusin nga futbolli dhe sporti tek lakurëqësia e saj, duke e konsideruar paraqitjen e saj si tepër provokuese.
Ilda gjithashtu iu përgjigj këtyre komenteve, me argumentin se ka qenë puna e saj profesionale, e cila e ka ngjitur në maja dhe se paraqitjen e vendos vetëm ajo.
Në një rubrikë pyetje – përgjigje në Instagram-in e saj ajo i është kthyer sërish këtij debati.
“Çfarë mendimi ke për Muç Nanon m’qafsh se e kam me merak?”- i shkruan një ndjekës Ilda Bejlerit.
Ndërsa, Ilda nuk është kursyer me përgjigjen thumbuese: “Aman mos e zgjo… se e ka zënë gjumi.”