INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mustafa Nano për veshjet e Bora Zemanit dhe Ilda Bejlerit: ‘E pëlqej nuditetin por jo në studio televizive’

Mustafa Nano për veshjet e Bora Zemanit dhe Ilda Bejlerit: ‘E pëlqej nuditetin por jo në studio televizive’

Publikuar më: 10:15 07-03-2018

Çdo të martë, në emisionin “Provokacija”, Mustafa Nano zhvillon monologjet e tij duke dhënë opinione dhe vlerësime rreth situatave dhe fenomeve të ndryshme.

Së fundmi gazetari ka zgjedhur të zhvillojë si temë diskutimi duke shprehur mendimin e tij rreth veshjes së dy gazetareve sportive, Bora Zemani dhe Ilda Bejleri.

Fillimisht Mustafa Nano foli për Bora Zemanin, gazetaren e “Bar Skedina”.

Në ekran u shfaqën disa foto të moderatores në emision duke u shprehur në fjalën e tij se nuk i duket aspak i përshtatshëm kombinimi që ajo ka zgjedhur pasi shumicën e pjesëve të trupit i ka jashtë: “Vajza që po shifni në ekranin e studios quhet Bora Zemani dhe është moderatore e një programi televiziv sportiv në SuperSport. Prapa shpinës së Bora Zemanit është një ndenjëse, është ndenjësja e moderatores dhe unë jam i sigurtë që momentin që Bora Zemani do të tentojë të ulet në ndenjësen e vet, sytë e të ftuarve në studio, sytë e panelistëve që janë që janë ftuar aty për të komentuar eventin futbollistik të radhës, do të përqëndrohen te zona ku fundi i fustanit të shkurtër të Borës takohet me këmbët e gjata të bukura, të drejta, të cilat me siguri do të kryqëzohen në stilin e Sharon Stone në filmin “Basic Instinct” – është shprehur Muç Nano.

Ndërsa përsa i përket performancës së moderatores Ilda Bejleri në emisionin “Zona Gol”, gazetari është shprehur: Është një program që drejtohet nga një vajzë tjetër, quhet Ilda Bejleri, e cila atë mbrëmje ishte veshur në mënyrën më të gabuar të mundshme. Një fustan si këmishë nate shumë i shkurtër, shumë i ngjitur pas trupit, tmerrësisht i ngjitur pas trupit. Aq sa unë po mendoja se ajo copa e fustanit ishte e futur në mish, gjinjtë që kishin kërcyer përpara në mënyrë të pa natyrshme, aq sa unë po mendoja që ato gjinj ishin duke shpuar ekranin dhe do binin në shtëpinë time, në dhomën e ndenjies.” 

Theksi vihet mbi faktin se moderatoret në fjalë kanë zgjedhur të shfaqin format e tyre, me veshje tejet provokative në një vend të papërshtatshëm siç është një studio televizive.

“Gjëja më e bukur që kam parë është një nudo femërore, ne duam ta shijojmë një nudo por jo në një studio televizive. Nuk është një lokal ku bëhet striptizë!” ka përfunduar monologun e tij gazetari Nano.

Article Logic
Execution time: 0.0039420127868652