INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mustafa: Pakti u bë nga presioni

Mustafa: Pakti u bë nga presioni

Publikuar më: 11:05 05-09-2017

Pakti i AKR me PAN , një pakt që u bë nga presioni. Kjo gjë nuk u arrit në formë demokratike, u arrit me mashtrime presione dhe premtime të majme.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa reagoi shumë shpejt në rrjetin e tij social Facebook, ku kujtoi dhe një herë se me Behgjet Pacollin dhe AKR-në , LDK-ja ka pasur një frymë të gjatë bashkëpunimi edhe pas zgjedhjeve të përgjithshme.

“Ne gjetëm harmoni në planin politik e atë programor. LDK, AKR si edhe Alternativa e kishin të qartë se cilët janë ata që kanë kapur pushtetin dhe republikën. Votuesit e saj e kanë dëshmuar më së miri kur kanë vendosur të “kthehen në shtëpinë e tyre, siç shpreheshin ata vetë, në shtëpinë e Ibrahim Rugovës. Prandaj, koalicioni ynë ishte bashkim i votuesve tanë. Por presioni i përditshëm mbi Pacollin e bëri të veten, ashtu siç e bëri edhe oferta tejet bujare ndaj biznesmenit Pacollit. Ajo çfarë është e qartë nga ky koalicion është se nuk fitoi askush, as Pacolli me megaministritë e tij, as Ramushi me një qeveri asimetrike, as sekserët e “Listës Rugova” dhe më së paku fitoi Kosova, e cila më së shumti për gjashtë muaj do të shkojë në zgjedhje të reja. Për mua si Kryetar i LDK-së janë shumë shqetësuese pazaret kaq të mëdha për të qeverisur me çdo kusht. Prapa saj mund të fshihen interesa të mëdha, ose frikë e madhe”, shprehet Mustafa. 

Article Logic
Execution time: 0.0037269592285156