INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Muxhahedinët, Irani: Mos u shqetësoni për plehrat, por për terroristët që importoni

Muxhahedinët, Irani: Mos u shqetësoni për plehrat, por për terroristët që importoni

Publikuar më: 17:38 07-10-2016

Pasi më parë ka paralajmëruar Shqipërinë se ndodhet në prag lufte për shkak të pranimit të grupit të muxhahedinëve, Irani ka nisur përsëri akuzat për vendin tonë në lidhje më këtë çështje delikate. Për më tepër e ka lidhur me një tjetër çeshtje të tillë, atë të importimit të plehrave. Është pikërisht radio shtetërore e Iranit, që ka bërë një shkrim për muxhahedinët e pranuar në Shqipëri, duke theksuar se Tirana, bashkë me plehrat, po importon edhe terroristë.

“Cili është shkaku i pranimit të anëtarëve të grupit terrorist MEK?

Cilat janë të ardhurat materiale në shkëmbim të pranimit të këtij grupi terrorist?

Çfarë rreziku përbënë për qytetarët ardhja e këtyre terroristëve në Shqipëri?

Cili është plani dhe programi i këtij grupi terrorist?

Cilat janë aftësitë e një prej vendeve më të varfra të Evropës për të plotësuar nevojat e pjesëtarëve të këtij grupi terrorist?

Megjithëatë, opinioni publik i Shqipërisë gjatë tre viteve të fundit nën ndikimin e njohjes jo të drejtë, ka treguar se një çështje siç është importimi i plehrave i jep rëndësi më të madhe se sa një çështje siç është importimi i terrorizmit në territorin shqiptar!

Duke lënë anash çështjen se qeveria Shqiptare a ka respektuar interesat shoqërore në vendimin e saj për të importuar terrorizimin dhe plehrat në Shqipëri apo jo, çështje me rëndësi është e ardhmja e Shqipërisë dhe fakti se rezultatet dhe pasojat e këtyre veprimeve do të jenë afatgjate për qytetarët shqiptarë.

Me fjalë të tjera, pyetja themelore është kjo se në çfarë gjendje do të ndodhet vendi i Shqipërisë pas një ose disa dekadash, do të thotë në kohën kur pema e terrorizmit dhe shumë pemë të tjera si pema e plehrave, do të japin frutat e tyre???!!!”, theksohet në shkrimin redaksional të Radio Iranit.

Article Logic
Execution time: 0.0014770030975342