INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Muxhahedinët në Shqipëri: PD kërkesë Kuvendit, Rama të bëjë transparencë

Muxhahedinët në Shqipëri: PD kërkesë Kuvendit, Rama të bëjë transparencë

Publikuar më: 10:06 11-04-2016

Në kohën kur Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Partia Demokratike bën një tjetër lëvizje. Është pikërisht marrëveshja mes qeverisë dhe SHBA që pritet të sjellë rreth2 mijë muxhahedinë në vendin tonë, por demokratët kërkojnë transparencë për të gjithë këtë proçes.

Megjithëse në vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, nuk u fol për këtë çështje, Zëri i Amerikës në versionin anglisht, shkruajti se çështja e muxhahedinëve ishte dhe arsyeja e vizitës së diplomatit të lartë amerikan në vendin tonë.

Ndërkohë, dy muaj pas vizitës së John Kerry, opozita e djathtë bën lëvizjen e saj. Me anë të një kërkesë drejtuar Kuvendi, nga nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Flamur Noka, PD kërkon informacion dhe transparencë nga kryeministri në lidhje masat e marra për pritjen dhe trajtimin e shtetasve iranianë.

PD e konsideron këtë çështje si shumë të rëndësishme në fushën e sigurisë kombëtare. Për këtë arësye opozita e djathtë kërkon të dhëna të plota mbi ecurinë e proçesit. Në kërkesën që mban firmën e Flamur Nokës, kërkohet informacion për masat e marra, për kapacitetet pritëse, për standartet e ofruara, për trajtimin e tyre. Noka kërkon gjithashtu numrin e saktë të personave të mbërritur, sa pritet të vijnë dhe afatet kohore. 

Article Logic
Execution time: 0.0035409927368164