INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Muze nënujor për nder të refugjatëve të mbytur në det

Publikuar më: 07:22 14-02-2016

Disa skulptura prej cementi janë vendosur në fund të oqeanit në Ishullin Canarz në Spanjë që pasqyrojnë refugjatët që kanë humbur jetën.

“Museo Atlántico”, në ishullin spanjoll të Lanzarot, përmban një koleksion mbresëlënës skulpturash nga artisti britanik Xhejson di Keirs Tejlor.

Këto skulptura, të cilat përshkruajnë refugjatët, janë tërësisht nën sipërfaqe. Ndërsa për vizitorë ai hapet më 25 shkurt.

Di Keirs Tejlor ka krijuar projekte të ngjashme skulpturash nënujore nën sipërfaqen e ujit në Meksikë dhe Bahamas, si dhe në lumin Tems të Anglisë. Projekti i Lanzarot, që PBS News Hour raporton se është financuar nga qeveria, fokusohet në krizën e refugjatëve të Evropës dhe përfshin disa instalime skulpturash të refugjatëve.

Ai ka shpjeguar se kjo lloj vepre nuk ka qëllim të mendohet si një haraç ose për të përkujtuar jetët e humbura të shumë njerëzve por si një përkujtues i zymtë i përgjegjësisë kolektive të komunitetit tonë global.

Në fakt ky lloj arti përveç bukurisë së saj të bën të mendosh jetët e humbura të mijëra njerëzve dhe përgjegjësisë që ka e gjithë bota për këtë katastrofë.

Mijëra refugjatë kanë humbur jetën e tyre me qëllimin për t’iu drejtuar një jete më të mirë, pa luftë dhe pa vuajtje urie.

Shumë prej tyre janë mbytur në brigjet e Turqisë dhe Greqisë në përpjekje për të arritur vendet e pasura evropiane sidomos në “tokën e artë” të Gjermanisë.

Article Logic
Execution time: 0.0033318996429443