INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Muzetë, parqet dhe ndërtesat që duhet t’i vizitoni gjatë një qëndrimi tre ditor në Amsterdam [FOTO]

Muzetë, parqet dhe ndërtesat që duhet t’i vizitoni gjatë një qëndrimi tre ditor në Amsterdam [FOTO]

Publikuar më: 16:27 11-07-2018

Amsterdami është vendi ideal për një shëtitje në qytet: ka shumë gjëra që mund t’i bëni e t’i shihni atje, plus historia e qytetit (e cila daton qysh në shekullin e 13’të), kultura tolerante dhe diversiteti etnik me të vërtetë janë përvojë unike.

Itinerari i mëposhtëm tre-ditorë përfshin vizitimin e disa muzeve më të njohura në botë që gjenden në zemrën e qytetit; përfshin ecje mes shtëpive të ngushta tradicionale, etj.

Dita e parë në Amsterdam

Pas një rinovimi të gjatë 10-vjeçar, Rijksmuseum i ka hapur prapë dyert e veta në vitin 2013. Muzeu fokusohet në historinë dhe artin e Epokave të Mesme të cilat janë prezente edhe sot, ndërsa në të mund të shihni kryevepra nga piktorët botërorë, siç është ajo “The Night Watch” nga Rembrandt.

Rekomandohet ta vizitoni në orët e paradites sepse periudhat më të qeta në këtë muze janë mes orës 09:00 dhe 11:00.

1-482.jpg

Pas muzeut mund ta vizitoni parkun Vondelpark i cili gjendet në mes të qytetit, vetëm disa blloqe larg Rijksmuseumit, dhe që ofron një hapësirë tejet të gjelbër që është e përsosur për një piknik të qetë pas një turi të mëngjesit në muze.

2-172.jpg

Pas piknikut mund të shkoni në muzeun e Van Goghut, i cili përmban veprat e piktorit Vincent van Gogh.

Disa nga veprat e tij që mund t’i shihni në atë muze, janë ‘Sunflowers’ dhe ‘The Potato Eaters’.

3-143.jpg

Shëtitjet në kanalet e Amsterdamit janë diçka që patjetër duhet t’i bëni kur jeni atje! Pas një dite të ngarkuar, përfundojeni ditën me një shëtitje relaksuese në kanalet e bukur të Amsterdamit dhe do të magjepseni nga perspektiva unike që ofrojnë ato. Rekomandohet t’i vizitoni pasi të bie terri, kur kanalet ndriçohen në mënyrë të jashtëzakonshme dhe krijojnë atmosferë magjike.

4-119.jpg

Dita e dytë në Amsterdam

Ditën e ditë vizitoni Bejinhofin, i cili është vërtet një thesar i fshehur. I rrethuar nga shtëpitë interesante gjermane, ky ‘oborr’ që ofron pamje piktoreske dhe të paqes daton në vitet e vonshme të 1300 dhe që atëherë koncepti i saj ka qenë krijimi i një komuniteti të grave që i ndihmojnë të varfrit.

Aty mund ta shihni edhe një shtëpi druri e cila është më e vjetra në qytet, pasi është ndërtuar rreth vitit 1420.

5-105.jpg

Tregu i luleve në Bloemnmarkt është vendi i përsosur për të blerë një dhuratë apo suvenir. Ky është i vetmi treg lundrues në botë, dhe përveç luleve të ndryshme të bukura që mund t’i gjeni, gjithashtu mund të gjeni edhe shumë lloje poçesh në të cilat mund t’i mbillni lulet. Rekomandohet që këtë treg ta vizitoni gjatë sezonit të verës dhe pranverës.

6-81.jpg

Gjatë ditës së dytë mund ta vizitoni edhe shtëpinë e Anne Frankut.

Historinë e Anne Frank shumica e njerëzve e dinë! Anne Frank ishte fshehur në një shtëpi të shekullit 17’të me familjen e saj kur Holanda ishte pushtuar nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ajo dhe familja e saj kishin arritur të fshiheshin aty për mbi dy vjet para se të zbuloheshin dhe të depërtoheshin në kampe të përqendrimit. Anne Frank kishte shkruar ditar personal gjatë qëndrimit në atë shtëpi, dhe kur ishin zbuluar shkrimet e saja, shtëpia ishte shndërruar në muze dhe tani aty mund të mësoni shumë gjëra për historinë e saj përmes dokumenteve dhe dokumentareve historike.

7.jpeg

Jordaani është ndër lagjet më të mira në Amsterdam, dhe përmban shumë kafene dhe restorante. Shëtitja në këtë qytet është mënyra më e mirë për ta ndjerë Amsterdamin e vërtetë!

8-61.jpg

Në orët e mbrëmjes gjatë ditës së dytë, mos qëndroni në hotel, por dilni dhe vizitojeni Distriktin e Dritave të Kuqe.

‘Rossebuurt’ vërtet ia vlen të vizitohet. Në plot kuptimin e fjalës është vend që dallon nga tjerët. Ky distrikt është shtëpi e shumë bordeleve dhe dyqaneve erotike, por njëkohësisht është edhe një nga zonat më të vjetra në qytet.

9-60.jpg

Dita e tretë në Amsterdam

Kisha Oude Kerk është një nga ndërtesat më të vjetra në Amsterdam e cila ende përdoret. Kjo kishë kalviniste njihet për karakteristikat e mahnitshme arkitekturale, tavanin e bukur të drurit, etj.

10-51.jpg

Pasi ta keni vizituar, merrni një taksi apo përmes autobusit shkoni në Pallatin Mbretëror të Amsterdamit, i cili është ndërtuar në shekullin e 17’të, ndërsa shumë shpejt ishte shndërruar në rezidencë të Louis Napoleonit (vëllait të Napoleonit) dhe kishte mbetur si pallat pas rënies së Perandorisë Franceze. Pallati gjendet në sheshin Dam – pra në zemër të qytetit – dhe është i hapur për vizitorët. Jo vetëm që do ta admironi arkitekturën e bukur të kësaj ndërtese, por edhe karakteristikat tjera që i posedon.

1-483.jpg

Në fund, përfundojeni udhëtimin në qytetin magjepsës duke e vizituar kompaninë e birrave ‘Heineken’.

Heinekeni është një nga birrat më të njohura në botë. Për të mësuar më shumë për historinë dhe produktet e kësaj kompanie, shijojeni një vizitë të hollësishme në këtë kompani dhe shijoni birrat e shijshme.

Article Logic
Execution time: 0.0039510726928711